TIRANE-Ka filluar puna për asfaltimin e rrugës Agim – Babunjë 4,35 km që lidh dy zona bujqësore të Fierit dhe Divjakës. Pas kryerjes së analizave teknike lidhur me punimet e kryera për nënshtresat, tashmë ka filluar puna për paketat asfaltike.
Investimi i qeverisë shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka për qëllim të ndihmojë fermerët e Libofshës të arrijnë më shpejt dhe më lehtë tregun e Divjakës.

Kjo është ndërhyrja e parë e thellë që kryhet në këtë segment rrugor me rëndësi jetike për fermerët. Rruga ekzistuese ishte tepër e ngushtë dhe përveçse mund të kalohej vetëm me mjete të vogla nuk lejonte shkëmbimin e tyre.
Është zgjeruar trupi i rrugës duke mundësuar dy korsi për lëvijzen, me bankina në të dy anët. Rruga është projektuar sipas parametrave më të mirë të lëvizshmërisë dhe sigurisë të rrugëve rurale.