Unaza e Peshkopisë, frymëmarrje për qytetin
Ndërtimi i rrugës Kastriot – Arras, 6 km që përgjysmon distancën në lidhjen e banorëve të 20 fshatrave të njësive administrative Arras dhe Fushë Cidhen me Peshkopinë
TIRANË – Vijon puna për ndërtimin e trotuarëve përgjatë unazës së re të Peshkopisë dhe vënies së punë të sistemit të ndriçimit. Pas zgjidhjes së problematikave me karakter social që shkaktuan vonesa në zbatimin e projektit, tashmë ka përfunduar 98% e punimeve.
Është ndërtuar rrjeti inxhinierik nëntokësor, përshirë sistemin e ndriçimit, ndërkohë që ka përfunduar puna për asfaltimin e rrugës.
Projekti për ndërtimin e Unazës së Peshkopisë Unaza financohet nga qeveria shqiptare në kuadër të programit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit “Rehabilitimi i Rrugëve Prioritare”.
Synimi i këtij projekti është që të lehtësojë trafikun në qytetin e Peshkopisë duke shërbyer si bypass veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë që deri para projektit kalonin nëpër qytet.
Investimi është mirëpritur nga banorët, të cilët thonë se po shpëtojnë nga balta e pluhuri, ndërkohë që vetë qyteti merr një frymëmarrje të re.
Krahas unazës së re të Peshkopisë, një tjetër projekt tashmë i përfunduar në qarkun e Dibrës ai i ndërtimit të rrugës Kastriot – Arras, 6 km përgjysmon distancën në lidhjen e banorëve të 20 fshatrave të njësive administrative Arras dhe Fushë Cidhen dhe Peshkopisë.