TIRANA – Projekti përfundimtar për ndërtimin e ujësjellësit që do të furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë Dukatin, Tragjasin dhe Radhimën të Njësisë Administrative Orikum është gati.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit organizoi javën e kaluar një takim publik për të diskutuar projektin përfundimtar me 35 përfaqësues të fshatrave përfitues nga projekti, përfaqësues të pushtetit vendor dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Vlorë.

Ndërtimi i ujësjellësit do t’u shërbejë mbi 6 mijë banorëve. Ai është planifikuar në kuadër të Programit “Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale III” që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe financohet nga qeveria shqiptare dhe ajo gjermane nëpërmjet KfW.

 

 

Mungesa e furnizimit me ujë në fshatrat Dukat dhe Tragjas, si dhe të zonën turistike të Radhimës është e ndjeshme veçanërisht gjatë sezonit veror.

Punimet janë planifikuar të fillojnë në muajin Shkurt të vitit 2019 dhe do të zgjasin 12 muaj.

Strukturat lokale të përfshira në zbatimin e projektit gargantuan se do të plotësojnë të gjitha detyrimet përkatëse në mënyrë që zbatimi i projektin të ecë sipas planifikimit.

Më shumë 80% e popullsisë do të lidhen me rrjetin e furnizimit me ujë 24 orë, higjienikisht të pastër dhe me presion të qëndrueshëm. Pas ndërtimit dhe vënies në funksion, ujësjellësi do të mirëmbahet nga Ndërmarrja e Ujësjellës – Kanalizimeve Vlorë.

Programi i Ujësjellësave Ruralë – Zonat e Implementimit të Ujësjellësave (pdf)