Zhvillimi i tregut dhe produkteve turistike (7.7 milion euro)
Ky komponent do të sigurojë mbështetje ndaj bashkive për përmirësimin e menaxhimit te shërbimeve. Investimet kryesore përfshijnë:
- Investime në mjete për të përmirësuar menaxhimin në nivel lokal dhe qendror (sisteme menaxhimi, sisteme statistikore, sisteme të informacionit gjeografik)
- Asistencë teknike për përmirësimin e shpërndarjes së shërbimeve (studime të menaxhimit të trafikut)
- Përmirësimin e funksionimit të aseteve të rehabilituara nga projekti
Një studim njohës i zhvilluar si pjesë e Auditimit për Destinacionet Turistike në Jugun e Shqipërisë, në konsultim me aktorët kryesore në fushën e turizmit, konfirmoi nevojën për të diversifikuar dhe të rritur vlerat e produkteve turistike në Shqipërinë e Jugut.
Ndër bashkitë e përzgjedhura, Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda e kanë identifikuar turizmin si faktorin primar të zhvillimit ekonomik dhe janë angazhuar në forcimin e rritjen e tij në shkallë të ndryshme.
Bazuar në diskutimet me aktorët kryesore lokale në fushën e turizmit, duke synuar dhe ngritjen e strukturave ted qëndrueshme të cilat shkojnë përtej projektit të propozuar, u ra dakord që ky komponent do të mbështesë zhvillimin e aktiviteteve të mëposhtme:
1. Studim i tregut për zhvillimin e produkteve
Kjo përfshin një studim tregu në nivel rajonal (Shqipëri e jugut), të thelluar në katër bashkitë e përzgjedhura në projekt. Ky studim do të përftojë bazën për zhvillimin e tregut dhe produkteve gjatë viteve 2-5 te projektit.
2. Zhvillimi i produkteve turistike
Ky aktivitet do të përfshijë:
(i) Përcaktimin e mundësive për zhvillimin e ciklit të produkteve të reja me vlerë turistike,
(ii) përcaktimin e partneriteteve ndërmjet bashkive dhe aktorëve kyc në fushën e turizmit, me qëllim menaxhimin për arritjen e produkteve të synuara,
(iii) hartimin e një plani biznesi për Partneritetet për Menaxhimin e Produkteve të Synuara, që do të perfshijë konceptet për zhvillimin e produkteve te reja turistike,
(iv) investimi në të paktën 20 produkte të reja turistike dhe sigurimi që ato të jenë te lidhura me tregjet potenciale.
Mbështetje e gjerë e sektorit te turizmit. Ky nënkomponent do të mbeshtesë gjithashtu aktivitetet që synojnë ngritjen e një sistemi statistikash mbi turizmin, i cili mund të shërbejë si guidë për zhvillimin e tregut dhe produkteve, etj.