Zhvillimi i qendrave turistike (8.4 milion euro)
Synimi i këtij komponenti është përmirësimi i qendrave turistike përgjatë korridorit turistik të Shqipërisë së Jugut. Investimet kryesore përfshijnë:
- Restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore
- Përmirësimin e infrastrukturës (rrugët, sinjalistika)
- Krijimi i ndalesave panoramike përgjatë itinerarit
- Përgatitjen e studimeve të fizibilitetit, planeve të menaxhimit të destinacioneve turistike, projekteve inxhinierike e supervizimet e punimeve
Gjatë përgatitjes së projektit një thirrje për aplikime për përmirësimin e siteve turistike u bë prej Ministrisë së Zhvillimit Urban. Thirrja ishte e hapur për propozime nga aktorë kyç prej gjithë zonës së mbuluar nga projekti, ndërkohë që u përgatitën kritere të detajuara për shqyrtim e përzgjedhje. Procesi i shqyrtimit u përdor për të kufizuar numrin e projekteve në ato që adresonin objektivat e këtij projekti e që gjithashtu nuk kishin një kosto të lartë përsa i përket karakterit të tyre mjedisor apo shoqëror.
Procesi i listimit u zhvillua si pjesë e një ushtrimi për Auditimin e Destinacioneve dhe u bazua në gjashtë kritere të ndryshme:
a) mundësia për të tërhequr vëmendjen e turistëve,
b) mundësia për ndikim ekonimik ne sektorin e turizmit ,
c) dëshira për zhvillim,
ç) diversifikimi, shtimi i opsioneve të reja turistike dhe promovimi i sinergjive me asete të tjera,
d) problematika mjedisore e shoqërore dhe të pronësisë,
dh) mundësi për qëndrueshmëri e mirëmbajtje.
Identifikimi
Nga ky proces një total prej tetë sitesh turistike me një potencial të rëndësishëm u identifikuan dhe u përzgjodhën për mbështetje prej projektit. Projekte të detajuara për zhvillimin e integruar turistik dhe menaxhimin e destinacioneve do të përgatiten ose janë tashmë në proces.
Investimet për përmirësimin e siteve turistike do të përfshijnë restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, përmirësimin e infrastrukturës ndihmëse, të tilla si rrugë makinash, shtigje për këmbësorë, qendra për vizitorët, sinjalistikë, krjimin e vendpushimeve apo të soditjes së pejsazhit, etj, përgjatë gjithë korridorit turistik të Shqipërisë jugore.
Në projektimin e këtyre ndërhyrjeve do të ndiqet një qasje e integruar që synon përmirësimin e eksperiencës së vizitorëve por edhe një menaxhim të qëndrueshëm të sitit.