TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

Zhvillimi urban dhe përmirësimi i infrastrukturës

Zhvillimi urban dhe përmirësimi i infrastrukturës

(44.3 milion euro)

 

Ky komponent do të financojë projektimin dhe zbatimin e aktiviteteve për zhvillimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës bashkiake në qytetet e Beratit, Gjirokastrës, Përmetit dhe Sarandës.

 

Investimet në këto bashki do të përfshijnë:

  • Përmirësimin e hapësirave publike (parqe, sheshe, pedonale)
  • Përmirësimin e infrastrukturës rrugore
  • Përmirësimin e infrastrukturës ndihmëse (trotuare, ndriçim, korsi për biçikleta, stacione autobusi)
  • Restaurimin e trashëgimisë kulturore
  • Përmirësimin e qendrave turistike (rrugët, parkimin, sinjalistikën)
  • Rehabilitimin e rrjetit të ujit të pijshëm dhe rrjetit të ujërave të zeza

 

Katër bashkitë pjesmarrëse në këtë komponent, Berati, Gjirokastra, Përmeti e Saranda, megithëse kanë një numër të kufizuar qytetarësh, që varion nga disa dhjetëra mijëra banorë, luajnë një rol kyç në pritjen e shpërndarjen e turistëve përgjatë gjithë Shqipërisë së jugut.

Berati e Gjirokastra janë identifikuar tashmë me statusin e tyre si qytete të trashëgimisë kulturore të botës dhe janë vendosur nën përkujdesjen e UNESCO-s. Të njëjtën pozitë të privilegjuar gëzon edhe qyteza antike e Butrintit që i shton një tjetër aset Sarandës, e cila është njëkohësisht një hyrje e rëndësishme në vend për turistët falë pozicionit të vet gjeografik. Të njëjtat pozita të avantazhuara gëzon edhe Përmeti, i cili i pozicionuar në qarkun e Gjirokastrës, pasuron ofertën e turistike me një larmi të madhe.


Një studim i detajuar urban

Si pjesë e përgatitjes së projektit ishte një fazë e gjerë konsultimesh me njësitë e qeverisjes vendore, ato qëndrore, agjensitë e trashëgimisë kulturore, si dhe palë të interesuara në nivel lokal e qendror. Kjo fazë pati në fokus vlerësimin nga pikëpamja urbane të destinacioneve të përmendura. Procesi rezultoi në identifikimin e zonave që do të marrin mbështetje prej projektit. Ndërhyrjet janë të ndara në projekte të linjës së shpejtë, që do të zbatohen gjatë viteve të para të projektit, si dhe ndërhyrje të tjera urbane që do të pasojnë gjatë periudhës së zbatimit të projektit.

Bazuar në gjetjet e këtij vlerësimi u vendos që secili qytet të bëhet objekt i një studimi të detajuar urban që do ti çelë rrugën investimeve të përshtatura për qytetet ne fokus te projektit, duke shmangur kështu fragmentimin e duke synuar ndikimin maksimal. Këto studime do të paraprihen prej një procesi konsultimesh në bashkitë e përzgjedhura, si dhe aktorët kyç, gjë që do të mundësojë që investimet të mos devijojnë prej qëllimeve të shpallura të projektit, të jenë në harmoni me planet e përgjithshme vendore të zhvillimit, si dhe të jenë në mbështetje të prioritizimeve e vizioneve zhvillimore për secilën qendër urbane të përzgjedhur.


Larmia e ndërhyrjes

Projektet e investuara nën komponentin e parë të programit do të përfshjnë një kombinim të përmirësimit të rrugëve hyrëse për këmbësorë e makina, në qytet dhe pikat turistike me interes, ndërkohë që vëmendje do ti kushtohet përmirësimit të hapësirave për kalimin e kohës së lirë, si parqe, përshtatje të strukturave ekzistuese, sisteme rrugore dhe shtigjeve, apo rrugëve të këmbësorëve që plotësojnë lidhjet me destinacionet e spikatura.

Investimet për vitin e parë për Sarandën, Gjirokastrën dhe Beratin:

i) përmirësimi i rrugëve për këmbësorët në qendrën e qytetit të Sarandës

ii) rehabilitimi i dy rrugëve hyrëse për në kalanë e qytetit të Beratit

iii) rehabilitimi dhe vendosja e ndriçimit në qendrën historike të Gjirokastrës

SARANDË

Investimet në qytetin e Sarandës

BERAT

Investimet në qytetin e Beratit

GJIROKASTËR

Investimet në qytetin e Gjirokastrës

WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.