Buxheti: 10.490 mld Lekë me TVSH
Kohëzgjatja: 2017 – 2022
Financues: Fondi Kuvajtian 77% të vlerës, dhe Qeveria Shqiptare 23% të vlerës +TVSH.
Shtrirja gjeografike: Qarku Vlorë, Lugina e Lumit të Vlorës, 3 bashki (Vlorë, Selenicë, Himarë);
Përfitues: 129 mijë banorë
Objektivi i Projektit: Projekti parashikon ti japë zgjidhje të qëndrueshme infrastrukturës publike në zonën e Bregdetit të Jugut, specifikisht në zonën e Lumit të Vlorës, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe ridimensionim e sektorit të turizmit si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale dhe rajonale.
Konteksti
Infrastruktura publike aktualisht nuk favorizon zhvillimin e ekonomisë dhe nuk ofron shërbime optimale për popullsinë vendase dhe turistët që frekuentojnë këtë zonë. Projekti ka si qëllim rikonstruksionin e rrugës së Lumit të Vlorës, e cila mundëson lidhjen e kësaj zone me bregdetin jonian dhe rivierën shqiptare.
Impakti
Projekti ka rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës të banorëve dhe zonës, ku përfitimet janë si më poshtë:
- Lehtësi dhe siguri për levizjen pasi rruga është e kalueshme gjatë gjithë vitit dhe ka rritje trafiku 200% gjatë sezonit të verës;
- Mundësi alternative transporti dhe redukton kohën e lëvizjes
- Lidhje me tregjet rajonale dhe lokale për tregëtimin e produkteve lokale
- Përmirësim i ndërveprimit social dhe akses në aktivitet sociale por edhe shërbimet bazë
- Diversifikimi i ekonomisë lokale
- Rritja e mundësive për iniciativa të reja dhe punësim
Rezultate
Gjatë vitit 2016, u evidentuan të gjitha hapat e duhura për hartimin e grafikut të realizimit të projektit dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm. Fillimisht u punua me përgatitjen e termave të referencës për Supervizionin e Punimeve.
Kontrata për Lotin I, By Pass Vlorë – Peshkëpi – Gjorm, me gjatësi 23.2 km është lidhur më 24 shkurt 2017. Punimet civile kanë filluar në mars 2017 dhe kanë përfunduar ne 29 qershor 2019. Objekti është në garanci punimesh.
Kontrata e punimeve për Lotin II, Gjorm – Brataj – Ura e Laskos është lidhur me 17 prill 2019 dhe punimet kanë filluar ne 13 Maj 2019. Puna vijon normalisht.
Për Lotin III, Ura e Laskos – Kuç dhe Ura e Laskos – Qeparo është shpallur fituesi për kontratën e punimeve civile. Kontrata është lidhur më 8 Maj 2020 dhe punimet kanë filluar më 8 Maj 2020.
Në fillim të vitit 2021 është kryer konsulenca e shërbimeve për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit për projektet e infarstukturës të transportit për bashkitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
(Përditësimi i fundit, Qershor 2021)