TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

Programi Punët në Komunitet IV – “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare”

Buxheti: 36.7 milionë Euro pa TVSH

Kohëzgjatja: 2015 – 2020

Financues:  CEB, WBIF, Government of Albania dhe NJQV-të përfituese

Shtrirja gjeografike: Bregdeti i Jugut, Alpet Shqiptare, 5 qarqe (Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Kukës, Shkodër), 6 bashki (Himarë, Vlorë, Gjirokastër, Mat, Pukë, Tropojë);

Përfitues: 120 mijë banorë

Objektivi: Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik në komunitetet me potencial të lartë turistik, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së integruar publike duke respektuar mjedisin dhe ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike.

Vështrim i përgjithshëm

Objektivi i projektit

Objektivi i projektit Punët në Komunitet IV – “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare” është të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik në komunitetet me potencial të lartë turistik, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së integruar publike duke respektuar ambientin dhe ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike.

 

Komponentët e projektit janë:

  • investime në infrastrukturën dhe shërbimet lokale publike (rikualifikim urban e rrugë, ujësjellës-kanalizime, menaxhim i mbetjeve urbane, etj);
  • asistencë teknike & ngritje kapacitetesh (studime fizibiliteti, përgatitje strategjish lokale, hartim projektesh, trajnime).

Financimi

Projekti me vlerë 36.7 milionë Euro bashkëfinancohet nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB), Qeveria Shqiptare dhe NJQV-të përfituese, WBIF.

Burimet e financimit përfshijnë 28.7 milionë euro kredi nga CEB, 1 milion Euro grant nga CEB Social Dividend Account (SDA), një kontribut 6 milionë Euro nga Qeveria e Shqipërisë dhe NJQV përfituese, si dhe një 1 milion euro grant nga WBIF, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian, për Master Planin e Alpeve. Parashikohet që dy të tretat e kostos së Programit do të investohen në zonën bregdetare të Jugut dhe një e treta në zonën e Alpeve Shqiptare.

Marrëveshja midis Qeverisë Shqiptare dhe CEB për këtë projekt është firmosur në datë 21 Maj, 2015 dhe është ratifikuar nga Parlamenti në datë 2 Korrik 2015. Projekti, sipas marrëveshjes, ka filluar nga puna në tremujorin e fundit të vitit 2015 dhe parashikohet të përfundojë në shtator 2020.

 

Rezultate

Përsa i përket komponentit të investimeve në infrastrukturë, kanë përfunduar punimet civile për:

  • Rikonstruksionin e rrugës së Ulzës;
  • Restaurimin e fasadave dhe rikualifikimin e qendrës Gjirokastër;
  • Ndërtimin e qendrës së turizmit Valbonë;
  • Rikualifikimin urban të Tamarës (faza II) dhe rikonstruksionin e rrugës së Vermoshit;
  • Rikualifikimin urban dhe mjedisor të qendrës dhe Liqenit të Pukës, Fazat I & II;
  • Rikualifikimi urban në Bashkinë Himarë, Fazat I & II;
  • Rigjenerimin urban të zonave bregdetare në fshatrat Jalë dhe Dhërmi;
  • Rikualifikimin urban në fshatin Dhërmi;
  • Rikualifikimin urban në fshatin Vuno;
  • Rikonstruksionin e rrugës së Kaninës;
  • Rikualifikimin urban në Bashkinë Vlorë, fazat I & II;
  • Rikonstruksionin e rrugës Port – Pylli i Sodës;
  • Rikonstruksionin e Bulevardit ‘Ismail Qemali”;
  • Rikonstruksioni i sistemit të kullimit të ujërave të shiut në zonën e lagjeve Hajro Çakerri, 4 Heronjtë, 28 Nëntori, Vlorë;
  • Rikualifikimi urban dhe ndërtimi i qendrës turizmit në Vermosh;
  • Ndërtimi i qendrës së urgjencës Palasë, rehabilitimi i përroit dhe zonës së parkimit në fshatin Dhërmi;
  • Rehabilitimi i fasadave përgjatë Bulevardit të Vlorës;

Për të gjitha objektet që janë në fazë zbatimi kanë përfunduar procedurat e tenderimit dhe janë lidhur kontratat për supervizionin e punimeve. FSHZH është e angazhuar maksimalisht që punimet të përfundojnë brenda afateve të kontratave respektive. Sezoni turistik i gjeti këto zona me infrastrukturë të transformuar.

Përsa i përket komponentit të asistencës teknike dhe ngritjes së kapaciteteve, po punohet për realizimin e disa studimeve dhe organizimin e trajnimeve për Njësitë e Qeverisjes Vendore, në territorin e zbatimit të projektit.

 

(Përditësimi i fundit, Shtator 2020)

WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.