TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

Infrastruktura Vendore Rajonale

Buxheti: 10.3 miliardë Lekë

Kohëzgjatja: 2019-2021

Financues: Qeveria Shqiptare

Shtrirja gjeografike: Në 12 Qarqet e Shqipërisë

Përfitues: 1 milionë banorë

Objektivi: Nxitja e zhvillimit social-ekonomik përmes projekteve të infrastrukturës rajonale me fokus përmirësimin e turizmit, akseksushmerinë mes komuniteteve dhe drejt sherbimeve bazë, duke inkurajuar bashkëpunimin mes njesive vendore.

Programi synon inkurajimin e rajoneve (territoreve) për të gjeneruar zhvillim, duke vënë në përdorim burimet e tyre dhe duke konkurruar midis tyre. Ky instrument është parashikuar të zbatohet përmes thirrjeve për projekte, për të siguruar trajtim të barabartë dhe konkurrencë të hapur mes aplikanteve.

Drejtimet kryesore të programit dhe komponentët e tij:

  • Ndërhyrje urbane dhe mjedisore
  • Ndërhyrje në funksion të zhvillimit ekonomik
  • Investim në informacion dhe dije
  • Ndërhyrje në infrastrukturë dhe shërbime publike

Nëpërmjet Programit për Zhvillimi Rajonal synohet të rritet standarti dhe cilësia e jetesës në të gjitha rajonet e Shqipërisë deri në vitin 2027. Duke marrë masa konkrete  për nxitejen e punësimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës, përfitojnë drejtpërdrejtë grupet e interesit siç janë:

  1. Niveli qendror dhe lokal i qeverisjes. Në këto dy nivele përfitojnë në terma përgjatë realizimit të investimeve me sukses në zonat në nevojë, krijimin e një kornize të qartë për zhvillim të mëtejshëm duke realizuar ndërhyrje të orientuara sipas nevojave dhe burimeve financiare.
  2. Bizneset, të cilat përfitojnë drejtpërdrejt nga programi IVR. Duke orientuar ndërhyrjet sipas nevojave të zonës, krijohet lehtësi për zhvillimin e aktiviteteve fitimprurëse në sektorë të ndryshëm. Përmirësimet gjithashtu ndikojnë në rritjen e qarkullimit dhe të ardhurave për bizneset por edhe për zgjerimin e tyre.
  3. Komunitetet dhe individët, programi sjell ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës së tyre. Plotësimi dhe rritja e aksesit ndaj shërbimeve bazë por edhe rritje të përgjithshme ekonomike në gjithë rajonin.

Gjatë periudhës Janar-Qershor të vitit 2021, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka programuar për investim 53 projekte, përkatësisht:

  • 32 janë ndërhyrje infrastukturore;
  • 13 janë ndërhyrje urban-mjedisore;
  • 5 janë ndërhyrje të zhvillimit ekonomik;
  • 3 janë ndërhyrje investim në informacion dhe dije.

(Përditësimi i fundit, Qershor 2021)

WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.