Vijojnë punimet në qytetin e Elbasanit
Elbasani ka rreth 80 mijë banorë, dhe aktualisht rreth 60% e popullsisë banojnë në Bashkinë Elbasan, ndërsa pjesa tjetër është e vendosur në njësitë e tjera administrative. Në këtë drejtim duke konsideruar numrin e lartë të banorëve dhe qarkullimit vijojnë punimet për rikualifikimin e lulishtes qendrore, ku deri më tani janë zhvilluar rreth 50% e punimeve.
Kjo ndërhyrje synon të rrisë cilësinë e ambienteve të hapura publike dhe të ofrojë një hapësirë dinamike për ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme. Rehabilitimi i lulishtes ka si subjekt të saj edhe disa elemente konstruktive:
- Rikonstruksioni i sheshit, tek i cili do të ketë grumbullime njerëzish
- Realizimi i dhomës teknike, në nëntokën e sheshit
- Realizimi i disa shkallëve
- Realizimi i mureve mbajtëse që do të përdoren për kapjen e kuotave të ndryshme të sheshit
- Realizimi i disa baseneve ujore
Ndërkohë sheshi do të shërbejë si një zgjatim funksional, duke ofruar hapësirë të re urbane për evente artistiko-kulturore dhe ushtrimin e riteve fetare, si dhe në një hapësirë të gjelbërt rekreative e domosdoshme dhe e përshtatshme për të gjitha grupmoshat.
Projekti me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, do të sjellë një ripërcaktim dhe rikonceptim të raportit të hapësirës publike të propozuar me zonën urbane që e rrethon, me elementët e rëndësishëm historike, kulturorë dhe fetare.