Konsultim me Publikun – Përmirësimi i Integruar Urban të Zonave Turistike të Ksamilit, Orikumit dhe Borshit dhe Zonave Pranë
Njoftim
Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të Programit “PZHIUT – PROJEKTI I ZHVILLIMIT TE INTEGRUAR URBAN DHE TURIZMIT”, me financim të Bankës Botërore, organizojnë ‘Diskutimin (workshop) me Grupet e Interesit’ për Projektin: “Përmirësimi i Integruar Urban të Zonave Turistike të Ksamilit, Orikumit dhe Borshit dhe Zonave Pranë”.
Për të prezantuar këtë Projekt ju ftojmë të merrni pjesë në takimin e organizuar për të diskutuar me grupet e interesit, drejtuar autoriteteve rajonale dhe lokale si dhe grupeve të interesit dhe komunitetit,
- Ditën e martë, më datë 05/03/2024, ora 10:30, pranë Pallatit të Kulturës, Vlorë;
- Ditën e martë, më datë 05/03/2024, ora 14:00, pranë Salla e Këshillit Bashkiak, Himarë;
- Ditën e mërkurë, më datë 06/03/2024, ora 10:30, pranë Bashkia Sarandë.
Gjatë takimit do të prezantohen si në vijim:
- Prezantim mbi projektin;
- Studimi mbi zonën e projektit;
- Vizioni i turizmit dhe lista e gjatë e ndërhyrjeve.
Takimi do të përqendrohet në ‘vizioni i validuar i zhvillimit, konceptet alternative dhe konceptet e propozuara të projektimit të integruar urban’.
Faleminderit paraprakisht për bashkëpunimin,