Java Globale e Sipërmarrjes 2023
Në kuadër të zhvillimit të Javës Globale të Sipërmarrjes 2023, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Ministrin e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, janë angazhuar ngushtësisht në një bashkëpunim me fokus zhvillimin e rajonave dhe zonave me potencial zhvillimi.
Java Globale e Sipërmarrjes (GEW Albania 2023) ka në fokus shpalosjen e potencialit të industrive krijuese, diversifikimin e financimeve alternative dhe fuqizimin e ekosistemit mbështetës.
Përgjatë kësaj jave, janë zhvilluar disa takime dhe vizita në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Valias, me përfaqësues të ekosistemit për të diskutuar mbështetjen që Qeveria Shqiptare ka ofruar ndaj sipërmarrjeve të reja dhe cilat janë sfidat e pritshmëritë e tyre në vijim. Gjithashtu u prezantua iniciativa e FSHZH për ndërtimin e Qendrave Zhvillimore në secilin rajon, ku do të integrohen teknologjia, inovacioni dhe idetë e reja, në përputhje me zhvillimin e parashikuar për secilin rajon. Këto qendra do të shërbejnë mbi të gjitha si një “hub” për komunitetin e sipërmarrësve lokal.
Prezantimi i platformës së Zhvillimit dhe Kohezionit Rajonal dhe projekteve që forcojnë sipërmarrjen lokale, synojnë të sjellin ndryshime thelbësore në komunitet, duke promovuar historitë e suksesit të bizneseve lokale dhe njëkohësisht duke tërhequr investitorë të ndryshëm.Roli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit si integrator është të krijojë sinergji dhe bashkëpunim, me qëllim realizimin e ndryshimeve pozitive të qëndrueshme. Ndërkohë që mirëqenia e njeriut varet nga ndërveprimi harmonik dhe ekuilibri mes dimensioneve të realitetit jetësor, (ekonomia, mjedisi, shoqëria, qeverisja dhe njeriu), një “histori e re bindëse” po krijohet mbi mënyrën se si të projektojmë një të ardhme të dëshirueshme për rajonet dhe zonat e Shqipërisë.
Rajonet zhvillimore, të cilat mbështeten në kapacitetet dhe burimet endogjene, janë sisteme jete më vete dhe njëkohësisht komplementare të njëra-tjetrës,
Ndërthurja e elementëve të dimensioneve të jetës, duke u mbështetur në sinergjinë ndër dhe brenda rajonale, replikohet dhe zbërthehet në territor, duke krijuar një profil funksional.
Qasja gjithëpërfshirëse në Javën Globale të Sipërmarrjes 2023 shërben si rruga udhëheqëse drejt inovacionit dhe zhvillimit ekonomik. Zhvillimi në tërësi, përfshirë Zhvillimin Rajonal, është produkt i funksionimit të një sistemi dinamik dhe kompleks, që vepron si një i tërë e që synon rritje dhe transformim.