Workshop-in Konsultati – “Shërbim konsulence për zbatimin e zhvillimit të produktit – Paketa 2 (Outdoor & Muzetë)”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të Programit “Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmit (PZHIUT)”, me financim nga Banka Botërore, organizon Workshop-in Konsultativ me Grupet e Interesit për Projektin “Shërbim konsulence për zbatimin e zhvillimit të produktit – Paketa 2 (Outdoor & Muzetë)”.
Jeni të ftuar në workshop-in konsultativ më datë 8 Nëntor 2023, ora 11:00 në zyrën qendrore të FSHZH-së në Tiranë.
Workshop do të kryhet nga Konsulenti JV SRP-CF.
Seminari do të shërbejë për të paraqitur nën-projektin e PIUTD dhe për t’u dhënë grupeve të interesit nga sektori publik dhe privat mundësinë për të dhënë komente mbi elaborimet e Konsulentit, në veçanti për Vizionin e përpunuar të Turizmit për Zonën e Projektit në Përmet, Sarandë, Berat dhe Gjirokastër. Më tej, është e dëshirueshme që Grupet e Interesit pjesëmarrës në takim të japin komente në lidhje me listën e gjatë të produkteve turistike, prioritizimin e produkteve turistike si dhe të japin komente dhe të dhëna për produktet e preferuara dhe të përzgjedhura turistike.