Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Gjirokastër në kuadër të programit: “Zhvillimi i Integruar Urban dhe Turistik”, me financim nga Banka Botërore, organizojnë ‘Diskutimin me Publikun/ Grupet e Interesit’ të Projektit: “Menaxhimi i Qëndrueshëm dhe Masterplani i Vlerësimit të Turizmit të Kalasë së Gjirokastrës”.

 

Për të prezantuar këtë Projekt ju ftojmë të merrni pjesë në:

 

Takimin “Diskutim me Publikun”, drejtuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe banorëve të zonës, ditën e Mërkurë më datë 3 Maj 2023 ora 12:00, pranë Hotel “Kodra”, Gjirokastër.

 

Gjatë takimit do të prezantohen:

  • Projekti Arkitektonik: “Menaxhimi i Qëndrueshëm dhe Masterplani i Vlerësimit të Turizmit të Kalasë së Gjirokastrës”
  • Projekti i Konservimit dhe Restaurimit për disa nga ambientet kryesore që janë pjesë e projektit

 

Takimi do të përqendrohet në prezantimin e ndryshimeve të fundit të lidhura me projektin: “Menaxhimi i Qëndrueshëm dhe Masterplani i Vlerësimit të Turizmit të Kalasë së Gjirokastrës” deri në fazën aktuale.