FTESË PËR OFERTË

 

SHQIPERI

Projekti për Integrimin Urban dhe Zhvillimin e Turizmit

Hua nga IBRD: Nr. 8656- ALB

Titulli i Kontratës:Plani i mobilitetit dhe Hartimi i hollësishëm i projektit të investimeve për azhornimin e integruar urban të Gjirokastrës” – Paketa 2

Referencë: FSHZH/ PIUTD/AL-ADF-329894-CW-RFB

Lëshuar në Daten: 06 Dhjetor 2022

 

  1. Qeveria e Shqiperise ka marrë nje financim nga Banka Botërore kundrejt kostos së Projektit “Integrimi Urban dhe Zhvillimi i Turizmit”, dhe ka për qëllim të përdor pjesë të këtij financimi per  kontratën Plani i mobilitetit dhe Hartimi i hollësishëm i projektit të investimeve për azhornimin e integruar urban të Gjirokastrës” – Paketa 2”, AL-ADF-329894-CW-RFB.

 

  1. Fondi Shqiptar i fton tani ofertues të kualifikuar për te paraqitur ofertat e tyre per Punimet Civile për: “Plani i mobilitetit dhe Hartimi i hollësishëm i projektit të investimeve për azhornimin e integruar urban të Gjirokastrës” – Paketa 2”, AL-ADF-329894-CW-RFB qe parashikohen te kryhen per nje periudhe kohore prej 18 (tetëmbëdhjetë) muaj

 

  1. Tenderi do të zhvillohet ne baze te nje dokumentacioni te harmonizuar ndermjet dokumentacionit per prokurimin e tenderit te hapur sipas Agjensise se Prokurimit Publik dhe standarteve te Bankes Boterore, duke u realizuar sipas procedurave te percaktuara ne udhezuesit e Bankës Botërore per: “Rregullorja  e Prokurimit per Mallrat, Punimet, Shërbimet dhe Konsulencat, Edicioni 4, viti 2020”. 

 

Ju lutemi referojuni paragrafeve 1.6 dhe 1.7 për politikat e Bankës Botërore (January 2011, revised July 2014)për konfliktin e interesit.

 

  1. Ofertuesit/ kompanite e interesuar mund të marrin informacion me të detajuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe të kontrollojnë dokumentat e tenderimit gjatë orareve zyrtare dite Hënë-Enjte nga 09:00 deri 16:30, dhe ditë e Premte 08:00-14:00 në adresën e dhënë më poshtë:

 

Emri                             Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)

Adresa                        Rr: ”Muhamed Gjollesha”, Ish Instituti i Ndertimit, (IKMT) Tiranë

E-mail                         aalikaj@albaniandf.org

Adresa e Internetit:   https://www.albaniandf.org

 

  1. Një set i plotë i dokumentave të tenderimit në shqip mund të blihet nga ofertuesit e përshtatshëm të interesuar sipas paraqitjes të një aplikimi të shkruar në adresën e mëposhtme dhe sipas pagesës të një takse të pakthyeshme prej 15,000 ALL . Mënyra e pagesës do të jetë me transferte bankare ne favor te:

 

Emri i llogarisë: “Llogari Projekti ADF”,

Emri i bankës: Credins Bank

Numri i llogarisë: 00001675767

SWIFT Code: CDISALTRXXX

IBAN CODE: AL90 2121 1009 0000 0000 0167 5767

 

  1. Ofertat duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme në ose para 17 Shkurt 2023, ora: 12:00. Ofertat elektronike nuk do të lejohen. Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen publikisht në prezencë të përfaqësuesve të caktuar të ofertuesve dhe kujtdo që zgjedh të marre pjesë në adresën e mëposhtme në 17 Shkurt 2023, ora: 12:00.

 

  1. Të gjitha ofertat duhet të shoqërohen nga një sigurim oferte me vlerë 7,600,000 Lekë (shtatë milion e gjashtëqind mijë), lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë.

 

  1. Adresa(at) e referuar më sipër është:

 

Emri                             Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)

Adresa                        Rr: ”Muhamed Gjollesha”, Ish Instituti i Ndertimit, (IKMT) Tiranë

E-mail                         aalikaj@albaniandf.org

Adresa e Internetit:   https://www.albaniandf.org