Konsultim me Publikun – Bashkia Sarandë
Info & Lajme, Publikime
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë njoftojnë se:
Në kuadër të PZHIUT me financim nga Banka Botërore , do të organizojë Dëgjesën Publike për “Përmirësimin e Integruar Urban të Levizjes Turistike në Sarandë”
Për të prezantuar këto projekte ju ftojmë të merrni pjesë në:
Takimin “Konsultim me Publikun”, dedikuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe banorëve të zones, ditën e Martë, 18 Tetor, 2022 ora 10:00, tek Bashkia Sarandë.
Gjatë këtij takimi do të prezantohen projektet e detajuara për:
- P1 – Rruga “Skënderbeu” ,
- P3 – Kryqëzimet,
- P7- Sheshi “Europa”,
- P7A- Rruga “Mitat Hoxha”,
- PG1B – Fasadat e rrugës “Skënderbeu”,
- PG6 – Lidhja me Bregun Perëndimor,
- PG8A – Qëndra e Mireseardhjes,
- PG8B – Parkimi i perkohshem për autobuzat,
- PG 16 – Fusha e sporteve.
Takimi do të përqendrohet në prezantimin nga konsulenca/projektuesi të Raportit Teknik dhe Impaktit Social të këtyre projekteve.