Konsultim me Publikun – Bashkia Gjirokastër
Info & Lajme, Publikime
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Gjirokastër, njoftojnë se:
Në kuadër të PZHIUT financuar nga Banka Botërore , do të organizohet Dëgjesa Publike për Projektin “Plani i Lëvizjes dhe Projektet e Detajuara të Investimeve për Azhornimin e Integruar Urban të Gjirokastrës”
Për të prezantuar këto projekte ju ftojmë të merrni pjesë në:
Takimin “Konsultim me Publikun”, dedikuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe banorëve të zonës, ditën e Enjte, 20 Tetor, 2022 ora 10:00, tek Obelisku, Pazari i Gjirokastrës.
Gjatë këtij takimi do të prezantohen projektet e detajuara:
- IP.3 Përmirësimi i hapësirës së hapur 7 Kronje dhe krijimi i bulevardit të gjelbër
- IP.5 Valorizimi i Hammanit të Mecite dhe lidhjet e lidhjes me Pazarin e Vjeter, Pazarin dhe sheshin Cerciz Topolli.
- IP.6 Përmirësimi i peizazhit rrugor të qasjeve kryesore në Qendrën Historike
- IP.9 Korridori i gjelbër i këmbësorëve për të lidhur Pazarin me Qendrën Dunavat.
- IP.13 Valorizimi dhe aksesueshmëria e shtuar në Dunavat I.
- IP.22 Reduktimi i bllokimeve të trafikut dhe konflikteve me këmbësorët.
Takimi do të përqëndrohet në prezantimin nga konsulenca/projektuesi të Raportit Teknik dhe Impaktit Social të këtyre projekteve.