Logjistikë dhe opsione në funksion të shërbimeve optimale në turizëm

Qyteti i Korçës referuar dhe statistikave vijion të mbetet ndër destinacionet e preferuara turistike. Si i tillë shfaq oportunitet për zhvillimin e hotelerisë në aspektin e turizmit për zhvillim e guidave.     Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon replikon modele të suksesshme të qendrave të turizmit, koncepte të konsoliduara që do vijojnë të ofrojnë më të mirën në kuadrin e shërbimeve dhe strukturave të hotelerisë. 

Objekti ku po zhvillohen punimet për Qendrën e Turizmit, Korçë ka qenë më herët me funksion materninet dhe do të përshtatet në strukturë hotelerie, duke mos lënë godina të vjetra të amortizuara e pa funksion në qendër të qytetit, por duke rigjeneruar kështu dhe panoramën e tij.  Objekti eshte rikonceptuar si një godinë që krahas ambienteve të hotelit do të ofrojë një sërë facilititesh duke u kthyer kështu në një qendër që promovon zhvillimin e turizmit dhe vlerave kulturore të objektit.

Zona gjendet në bulevardin Fan Noli dhe kufizohet në jug nga rruga “6 Deshmorët”.

Deri më tani janë realizuar rreth 75% e punimeve

75%
Aktualisht proceset e punës vijojnë:

Kati 0: kanë përfunduar punimet hidraulike, elektrike dhe instalimet e kondicionimit. Ka përfunduar shtresa niveluese dhe rrjetë kollë në mure.

Kati 1: kanë përfunduar punimet hidraulike, elektrike dhe instalimet e kondicionimit. Ka përfunduar shtresa niveluese në të gjithë sipërfaqen e katit dhe fino.

Kati 2: kanë përfunduar punimet elektrike, hidraulike, kondicionimi, shtresa niveluese si dhe muret e gipsit dhe fino.

Kati 3: kanë përfunduar punimet elektrike, hidraulike, kondicionimi, shtresa niveluese dhe fino. Po vazhdohet me patinimin.

Bodrum: kanë përfunduar punimet hidraulike dhe të kondicionimit. Po punohet me instalimet elektrike.

Ndërhyrja parashikon specifikime në secilin prej kateve, më konkretisht:

– Bodrum – është parashikuar sa njolla e katit përdhe pra me sip 210 m2 dhe do të përfshihen ambiente ndihmëse (lavanderi, 2 ambiente teknike, ambient degustimi, etj.)  Gjithashtu do të aksesohet me 2 shkallare dhe 2 ashensorë.

– Kati Përdhe – ku është parashikuar një hyrje kryesore nga e cila do të aksesohet holli që të lidh me korridorin kryesor. Kati përdhe do jetë ambient që do funksionojë për dhomat ku do permbajë 6 dhoma dhe zyra Workshopi. Gjithashtu nuk mungon atriumi që të jep pamje nga podrumi.

– Kati i Parë – do të përmbajë 11 dhoma ku aksesohen nga 2 shkallare dhe nga ashensori. Në fund të korridorit do jetë dhe një depo.

– Kati Dytë – do të jetë për shërbimet. Salla e konferencave do të aksesohet nga nje shkallare, ku këto lidhen me hollin kryesor që funksionon për sallën dhe restaurantin. Restauranti do të jetë i ndarë në 2 salla dhe do aksesohet nga 2 shkallë dhe ashensori.

– Kati i Tretë – do të jetë si “papafingo” sepse kemi shfrytëzuar çatinë dhe do të funksionojë për banim dhe do të përmbajë 12 dhoma. Aksesi i këtij kati do të jetë nga 2 shkallare dhe ashensori.