Progres punimesh për sigurinë e strukturave në Kalanë e Gjirokastrës
Janë realizuar rreth 40% e punimeve për ndërhyrjen “Zbatimi i masave paraprake per adresimin e shqetësimeve urgjente për sigurinë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastres”.
Paketa 1 e Punimeve të Kalasë së Gjirokastrës përfshin komponentët e mëposhtëm te cilët do të zbatohen gjatë periudhës së kontratës:
- Ndërhyrjet gjeologjike
- Ndërhyrjet Strukturore
Projekti i rigjenerimit të zonës ka identifikuar fillimisht degradimin e Kalasë së Gjirokastrës dhe ka përcaktuar ndërhyrjet e duhura për të rivendosur peizazhin autentik historik. Ndërhyrja fokusohet në Kalanë e Gjirokastrës dhe do të përfshijë restaurimin e qendrës historike.
Paketa 2 e Punimeve të Kalasë së Gjirokastrës përfshin komponentët e mëposhtëm te cilët do të zbatohen gjatë periudhës së kontratës:
- a) Konservimi Arkitekturor / Elektrike
- b) Konservimi Arkitekturor / Mekanike
- c) Konservimi Arkitekturor / Menaxhimi i Ujit
Paketa 3 e Punimeve të Kalasë së Gjirokastrës përfshin nënprojektin e mëposhtëm i cili do të zbatohet gjatë periudhës së kontratës:
- a) Çatia e muzeut
Punimet do të përfshijnë:
Paketa I / Gjeologjike
- Instalimi i barrierave të përkohshme të sigurisë
- Stabilizimi i tokës
- Pastrimi i pemëve/aplikimi i herbicidit
- Pastrimi dhe përgatitja e vendit
- Instalimi i ankerave
- Injektimi i kaviteteve nën kullën A
- Mbështetja e themeleve të mureve dhe bazave të konglomerateve
- Ankorimi i rrjetës me kthesë të trefishtë
- Mbushje masive e betonit
- Injektimi i fugave me grouting
Paketa I / Strukturore
- Konsolidimi i Kullës A
- Rindërtimi i muraturës
- Konsolidimi i mbulesës së murit
- Zëvendësimi i arkitrave
- Konsolidimi i muraturës në rampë
- Stabilizimi emergjent në muret e pavarura të tarracave të poshtme
- Stabilizimi emergjent i strukturës A18
Paketa II dhe III
- Qepje murature duke përdorur fibër xhami
- Sigurimi i mureve të fryrë të muraturës në rampë
- Restaurim muri deri në 3 m
- Rivendosja e tokës
- Restaurimi i brendshëm
- Ruajtja e strukturave
- Rehabilitimi
- Punimet e çatisë së muzeut
- Gërmim arkeologjik
- Instalimet elektrike
- Punime mekanike
- Sistemi i ujërave të shiut
- Sistemi i ngrohjes dhe ventilimit