Konsultim me Publikun-Bashkia Shkodër
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Shkodër, në kuadër të Projektit “Albanian Infrastructure and Tourism Project” (AITP), me financim nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Qeveria Shqiptare, organizojnë Dëgjesën Publike për Projektin: “Ndërtimi i Rrugës Shirokë- Zogaj- Kufi”.
Takimi do të përqendrohet në prezantimin nga konsulenca / projektuesi të Raportit Teknik, Raportit të Vlerësimit të Pasurisë dhe Censusit të personave që preken nga zbatimi i këtij Projekti.
Për t’u njohur me këtë Projekt, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin “Dëgjesë me Publikun”, dedikuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe banorëve të zonës, ditën e Enjte, më datë 21 Korrik 2022, ora 11:00, në Sallën e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr, 1. Kati I.