Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes ndërhyrjeve të tij në zona të ndryshme në të gjithë vendin ka objektiv zhvillimin e tyre të mëtejshëm socio-ekonomik, duke ndërthurur të gjithë elementët përbërës, prej bashkëpunimit me aktorët kyç dhe përfshirjen e komunitetit deri në plotësimin e të gjithë kritereve teknike si kundrejt kritereve të pasurisë historike e asaj natyrore.  

Kryesisht impakti i parë i pritshëm nga banorët (përpos shumë efekteve pozitive që pasojnë), në rastet e një ripërtëritje urbane është rritja e vlerës së pronës. Nëse do të përmblidhnim disa ndërhyrje nga veriu në jug të vendit pa shkuar më herët se periudha 2020-2021 si në Shirokë, e në Vlorë apo në Tamarë e Gjirokastër shumë prej jush mund të vëreni se si ka ndryshuar qasja e vetë komunitetit në një rivlerësim të asaj që posedonin deri dje, ndjekur kjo më pas nga një vullnet për të rritur iniciativat në ide biznesi e shërbimesh.

Në këtë kuadër interesit të turistëve iu shtohen dhe destinacione të reja në listë në përpjekje të vazhdueshme për të prezantuar vendin tonë në maksimumin e potencialeve të veta.

Së fundmi, FSHZH po vijon punimet dhe në qytetin e Përmetit për:

  • Rigjenerimin e Lagjes së Vjetër Historike
  • Rehabilitimin e kanalit “Përroi i Bardhë”
  • Përmirësimin e sferës publike dhe hapësirave në qytetin modern
  • Sinjalistikën turistike dhe tabelat informuese

 

Deri tani eshte realizuar rreth 70% e punimeve.
70%
Aktualisht po vazhdojnë punimet e shtrimit me kalldrëm në rrugën “Robert D’Angeli”, në degëzimet e rrugës “Baba Alushi” dhe në rrugën “At Stath Melani”. Në rrugën “Kongresi i Përmetit” vijojnë punimet për korsinë e biçikletave. Njëkohësisht në Sheshin para Postës vazhdon shtrimi me pllaka guri në trotuare dhe rrugë dhe restaurimi, fugatimi, ndërtimi i mureve të gurit në rrugën “Robert D’Angeli”, në rrugën e Avdiut dhe në rrugën “At Stath Melani”.

Vazhdojne punimet per sistemimin dhe shtrimin e sheshit para Kinemasë në rrugën “13 Shtatori”.

Ndërkohë kanë përfunduar punimet për vendosjen e bordurave dhe hedhjen e shtresës së stabilizantit në trotuare në rrugën “Meleq Gosnishti’ dhe kanë përfunduar punimet për rrjetet inxhinierike dhe shtresën e stabilizantit në rrugën “Ngjeli Gogo”.