Drejt përfundimit “Rijetëzimi i fasadave në qendër të qytetit Dimal dhe segmenti rrugor që lidh qendrën me shëtitoren përreth lumit Osum”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është drejt rehabilitimit të plotë të fasadave në qytet si dhe ne proces asfaltimi të segmentit që do të mundësojë një vazhdim me shëtitoren përgjatë lumit.
Aktualisht ka përfunduar shtrimi me binder i segmentit rrugor, veshja me polisterol dhe suvatimi me grafiato i pallateve dhe po punohet për sistemimin e shëtitores.
Përgjithësisht zona karakterizohet nga banesa kolektive (pallate 5 katëshe), të cilat në katet e parë janë përshtatur në ambiente shërbimesh si dyqane, lokale, ushqimore, zyra, etj.
Deri më tani janë realizuar rreth 80% e punimeve
Përpos qendrës, lëvizja mund të vijojë dhe pranë shëtitores së lumit Osum, me një panoramë natyrore e qetësi larg qytetit, kjo përmes rikonstruksionit të segmentit që ndihmon qarkullimin si të automjeteve e këmbësorëve.