Drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugës Roskovec – Poshnjë
Në kantierin e rrugës së re “Roskovec – Poshnje”, punëtorët po kryejnë dhe rishikimet e fundit teksa përmbyllin me sukses realizimin e një tjetër aksi rajonal që lehtëson qarkullimin për banorët, fermerët dhe bizneset e Beratit, Roskovecit dhe Fierit.
Përmes financimit nga Banka Botërore dhe zbatimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kjo ndërhyrje vjen në kohën e duhur dhe për sezonin turistik duke konsideruar këtu lidhjen e të gjithë qarkut të Beratit me Jugun e Shqipërisë, Fier e Vlorë por edhe daljen më të shpejtë në tregje të produkteve vendase.
Rehabilitimi i infrastrukturës ka një impakt të menjëhershëm në reduktimin e kohës dhe kostove duke ndihmuar mjaft të rinj të zonës ti rikthehen bujqësisë, blegtorisë si dhe gjithashtu agroturizmit, favorizuar këto nga një zonë e pasur dhe peizazh piktoresk.
Njëkohësisht me rëndësi vlen të theksojmë dhe rritjen e sigurisë në qarkullimin rrugor për automjetet dhe këmbësorët, ndihmuar nga zgjerimi i rrugës ekzistuese dhe ndërtimi sipas standardeve më të mira.
Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Bufi ndër të tjera shprehet:
Majlinda Bufi
Me një gjatësi investimi rreth 13 km, rruga fillon në Roskovec pranë rezervuarit dhe mbaron në kryqëzimin e kësaj rruge me rrugën Berat-Lushnje në Rrethrrotullimin e Poshnjes. Gjithë ky segment përshkon Roskovec, Strume, Kutalli, Rerez deri në Rrethrrotullimin e Poshnjes.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një fokus të veçantë kundrejt zhvillimit rajonal përmes këtij investimi nxjerr në pah potencialet e shumta turistike të rajonit të Beratit dhe Fierit, duke zgjeruar ofertën turistike për këto qarqe dhe duke mundësuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.