Vizita në terren në kuadër të projekteve të financuara nga Skema e Granteve për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin
Gjatë muajve Prill-Maj 2022, PZHRSH dhe FSHZH kanë kryer 8 vizita të Kontrollit në Terren në vendndodhjet e projekteve të cilat do të financohen nga Skema e Granteve për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin.
- Rehovë (Kolonjë) – “Rikualifikimi i qendrës së fshatit”
- Seferan (Belsh) – “Diversifikimi i ofertës turistike në liqenet e Belshit”
- Roshnik (Berat) – “Promovimi i imazhit të fshatit Roshnik përmes shtigjeve natyrore dhe turistike”
- Fushë Studën (Librazhd) – “Rikualifikimi i qendrës së fshatit dhe krijimi i shtigjeve natyrore dhe turistike”
- Radomirë (Dibër) – “Rikualifikimi i qendrës së fshatit dhe krijimi i shtigjeve natyrore dhe turistike”
- Vajzë (Selenicë) – “Rikualifikimi i qendrës së fshatit dhe krijimi i shtigjeve natyrore dhe turistike”
- Lazarat (Gjirokastër) – “Një herbarium (bimëtore) i ri ku do të grumbullohen, magazinohen dhe përpunohen bimët mjekësore”
- Shishtavec (Kukës) – “Një park aventurash me shumë aktivitete kryesisht për fëmijët dhe të rinjtë.”
Vizioni i rivitalizimit të fshatrave duke i bërë ato vende mikpritëse për banorët dhe turistët përmes nxitjes së mundësive ekonomike dhe sociale qëndron në thelb të Skemës së Granteve dhe të Programit “100+ fshatrat”. Projektet e përzgjedhura do të kontribuojnë për t’a bërë këtë vizion të prekshëm për 10 fshatrat e përzgjedhura në kuadrin e Skemës së Granteve për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin.
Gjatë vizitave u zhvilluan takime me përfaqësues të Bashkive dhe u diskutuan shumë çështje për zbatimin e projekteve si: sfidat për menaxhimin e projektit, përfundimi i projekteve teknike dhe finalizimi me sukses brenda afatit i Skemës së Granteve. Bashkive të cilave u është akorduar një grant janë tërësisht të përkushtuara për të siguruar rezultate dhe ndikim të mirë duke i konsideruar këto iniciativa si shumë të rëndësishme për zhvillimin e zonës në nivel lokal dhe rajonal dhe, për inkurajimin e komuniteteve lokale që të investojnë dhe të shfrytëzojnë rezultatet e projekteve