Qyteti i Beratit është një nga atraksionet turistike më të lakmuara, ku vetëm vitin e kaluar shifrat regjistruan rreth 140,000 turistë. Interesi i lartë për autenticitetin, historinë dhe vlerat arkitektonike e kanë kthyer në një kuriozitet ndërkombëtar dhe si i tillë duhet prezantuar në kushtet më të mira, të cilat mbi të gjitha mbrojnë këto ndërtime shekullore.

Në këtë kuadër, numri i lartë i vizitorëve sjell domosdoshmërinë për sistemimin dhe restaurimin e hapësirës publike në lagjen historike në funksion si të turizmit dhe komunitetit. Ky projekt është pjesë e Programit “Zhvillimi i Integruar Urban dhe Turistik” me financues Bankën Botërore.

Ndërhyrja përfshin sistemimin e rrugicave karakteristike me kalldrëm dhe sheshet e lagjes historike, rehabilitimin e rrugës dhe hapësirës publike e peizazhit përgjatë lumit si dhe restaurimin e fasadave dhe mureve rrethuese përgjatë rrugicave.

 Aktualisht janë realizuar rreth 60% e punimeve

60%
Fondi Shqiptar i Zhvillimit nëpërmjet këtij investimi synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe rritjen ekonomike bazuar në zhvillimin e turizmit lokal në zonat urbane.

 “Lagjia Goricë është emblematike për qytetin e Beratit dhe ka pasur shumë kohë që nuk është ndërhyrë në të, duke berë një pedonale të shtuar dhe duke e kthyer në atraksion kryesor, por gjithashtu për të nxjerrë vlerat e lagjes” shprehet Kryetari i Bashkisë Berat Z. Ervin Demo.

Në shek. XVII kjo lagjie numëronte rreth 200 shtëpi, ndërkohë pamjet e sotme arkitekton­ike të banesave, ashtu si edhe dy lagjet e tjera, u janë nën­shtruar rindërtimeve të thella pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1851. Disa banesa dhe porta, në ballin e tyre mba­jnë pikërisht datimin e kësaj periudhe rindërtimi, pra, të gjysmës së dytë të shek. XIX”.

Drejtimet në të cilat janë fokusuar punimet janë:

  • P01 – Restaurimi i peizazhit historik urban të lagjes Goricë;
  • P03 – Rehabilitimi i shtegut të Kalasë së Goricës dhe krijimi i potencialeve turistike pranë monumentit;
  • P04  Krijimi i vendparkimit pranë Urës së Goricës

Tashmë, qytetit i shtohet një atraksion i ri urban në funksion të qytetarëve përgjatë lumit Osum, duke vënë theksin në bukuritë natyrore dhe zonën e mbrojtur historike.