Qyteti i Sarandës pasqyron nje amfiteater natyror pasi ka shtrirje të gjerë në detin Jon por edhe shumë pranë tij ndodhen atraksione të rëndësishme turistike; si Kalaja e Lëkursit, Syri i Kaltër, Qyteti Antik i Butrintit etj. Si një qytet i rëndësishëm turistik në jug të vendit dhe me rreth 800 mijë vizitorë në vit*, realizimi i një nga segmenteve kryesore siç është Rruga nr.1 në Lëkurës lehtëson qarkullimin, menaxhon trafikun e automjeteve duke e sjellë më pranë vizitorëve.

Segmenti i ndërtuar pjesërisht mbi gjurmën ekzistuese, fillon nga hyrja e qytetit dhe përfundon në rrugën që të çon për në Ksamil. Rruga urbane po ndërtohet sipas të gjithë parametrave bashkëkohore, me trotuare në të dyja anët, ndriçim, gjelbërim, sinjalistikë vertikale dhe horizontale, elementë që flasin për një siguri të shtuar rrugore. Pjesë e këtyre parametrave ka qenë dhe rehabilitimi i plotë i infrastrukturës nëntokësore (sistemim i KUB dhe KUZ).

 

80%
Fondi Shqiptar i Zhvillimit me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare nëpërmjet realizimit të këtij aksi të ri turistik redukton kohën e udhëtimit, por edhe zgjidh ngërçin e fluksit në qarkullim në qytet specifikisht gjatë sezonit të verës. Ndërtimi i kësaj vepre me rëndësi është në vijim të investimeve në qytet, me theks jo vetëm në zhvillimin e zonës, (risjellim në vëmendje shëtitoren e sapo përfunduar të cilën mund ta vizitoni në skajin e rrugës) por edhe必利勁
atë rajonal. (lidhja me zonën e Ksamilit)

Investimi krijon mundësi për zgjerimin e ofertës turistike por edhe ofron siguri ndaj mjeteve që do të lëvizin në qytetin e Sarandës, me destinacion sitet turistike si Ksamil, Butrint e më gjerë.

Ndërhyrja gjithashtu siguron një vlerë të shtuar për zonën, pasi më herët ndërtimet përgjatë vijës ishin cilësuar periferike dhe jo të aksesueshme. Vendodhja e objektit mundëson një panoramë mbresëlënëse të gjirit të Sarandës, e cila përmes disa pikëndalesave (ballkone panoramike) mund të jetë ndër lokacionet më të reja, ku do të donit të shkrepnit një foto gjatë udhëtimit tuaj.

 

*Informacion nga Bashkia Sarandë