Pozicionuar në lindje të hyrjes së “Qafës së Pazarit” Sheshi “Çerçiz Topulli” i cili daton rreth viteve 60”, prej kohësh nuk përbën më një element të infrastrukturës turistike apo në shërbim të saj. Përkundrazi, hapësira e kufizuar dhe vit pas viti drejt amortizimit binte ndesh me kërkesat gjithnjë e në rritje për të vizituar qytetin e rrjedhimisht nevojës për akomodim të automjeteve.

Shumëkush prej nesh, e mbase dhe vizitorëve të huaj të cilët nuk vononin të linin përshtypjet në rrjetet sociale nënvizonin se për të vizituar “Qafën e Pazarit”, apo lëvizur në qytet ju ngelej “të merrnin makinën në krahë”.

Duke risjellë në vëmendje shifrat, parkimi i hershëm me maksimum 80 vende nuk plotësontë minimumin prej 120-150 vendesh, të domosdoshme gjatë fundjavës. Njësitë e biznesit (hoteleri etj) nuk garantonin në specifikimet e tyre, parkimin e lirë.

Projekti vjen në koherencë me një sërë ndërhyrjesh në qytet, të cilat konservojnë zonën muzeale, trashëgiminë kulturore por ndërlidhin dhe hapësirat urbane këto të fundit transformuar dhe në proces për tu kthyer në ndalesa turistike. Në këtë drejtim, përpos hapësiravë të reja të planifikuara, pjesa e mësipërme e parkimit është parashikuar të zhvillohet si një zonë pedonale për këmbësorët.

Investimi synon të lehtësojë lëvizjen si dhe të theksojë arkitekturën karakteristike të qytetit, i cili në çdo cep të tij mban gjurmë të dukshme të vlerave historike.

“Më parë, pasditeve nuk kishim ku të kalonim qoftë për një xhiro. Sheshi kështu del në dritë, hapet vend dhe për makina e për ne” Banor i zonës.

Ndërkohë në anën tjetër përfaqësues të shërbimeve turistike, nënvizojnë se: “Klientët e kishin të vështirë të parkonin apo të vinin në zonën muzeale. Sistemimi i sheshit ‘Çerçiz Topulli’ dhe ambienteve përreth na lehtëson shumë sidomos ne që kemi bizneset këtu rrotull.” Operator turistik

Fondi Shqiptar i Zhvillimit aktualisht është në zbatim të punimeve të cilat ditë pas ditë po shkojnë drejt realizimit të godinës së parkimit nëntokësor dhe hapësirave mbështetëse, të gjelbëruara në ketë zonë pranë qendrës historike.

 

75%
Kjo ndërhyrje jo vetëm shmang trafikun nga Pazari i Vjetër i qytetit, por gjithashtu nxit rritjen e kapaciteteve akomoduese (hotele & bujtina). Restaurimi i pazarit historik dhe rijetëzimi i sheshit do të jenë asete strategjike të zonës, që mundësojnë rikthimin e saj në identitet.