Fondi Shqiptar i Zhvillimit në funksion të përgatitjes së paketave të investimit për Programin Operacional 2022-2028, miratuar me vendim të Këshillit Drejtues Nr. 225, Dt.23.03.2022 po ndërmerr një proces konsultimi me aktorët kyç të zhvillimit rajonal në vend si dhe grupet e interesit apo individë.

Ky proces konsultimi fillon në datë 4.04.2022 deri në 14.04.2022 dhe do të zhvillohet online.

Nëpërmjet një pyetësori (në linqet më poshtë) do të mblidhen opinione mbi peshën dhe rëndësinë e drejtimeve dhe kategorive të ndërhyrjeve të miratuara në program me qëllim identifikimin e nevojave, përcaktimin e limiteve të financimit për çdo kategori, si dhe shpërndarjen e financimit në territor.

Në pyetësor është lënë një hapësirë e veçantë për dërgimin e koncept ideve për ndërhyrje të cilat përputhen me drejtimet dhe kategoritë e Programit Operacional 2022-2028: Përmbledhje e Programit_Operacional -Drejtimet 2022-2028

Këto ide do të përfshihen në data bazën e projekt ideve dhe do të shërbejnë për formësimin e projekteve të investimeve në të ardhmen.

Fondi Shqiptar i Zhvillimi vlerëson partneritetin me ju, parimin kryesor ku mbështetet veprimtaria e tij, dhe ju fton për bashkëpunim në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin rajonal të vendit.

Në këtë kuadër, do të vlerësonim plotësimin e pyetësorit të përgatitur bashkëlidhur, i cili do të jetë baza për orientimin e investimeve për periudhën 7-vjeçare për zhvillimin rajonal e lokal të vendit.

Lutemi dërgimin e pyetësorëve të plotësuar brenda afatit të përcaktuar.

Për çdo pyetje apo qartësim, kontaktoni në këtë adresë e-maili. Gjithashtu, ju mund të dërgoni projekt ide shtesë në formatin e kërkuar edhe përmes këtij e- maili. konsultim-ide@albaniandf.org

 

Konsultim Drejtimi 1
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfmI-49HCIUu3eWx4LHL5o2prsjFrrTdKbs9B_ibQX4-BWEPw/viewform

Konsultim Drejtimi 2
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfSLX4U1NSxbIEgMueZLGZ23XxhqsJQ4909K1vy225VwG06VQ/viewform

Konsultim Drejtimi 3,4,5
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfJWMCSRRtQVbyEThRw_cKWpzOysGWmM7wT_nd4EPIAalZMpQ/viewform