Drejt përfundimit rruga “Sabri Kosturi”, Lushnje
Pas plot 30 viteve amortizim dhe mungesë investimi, tashmë është drejt përfundimit aksi i cili lidh këtë lagje me autostradën Lushnje – Fier. Përgjatë gjithë kësaj periudhe kalimi jo vetëm i këmbësorëve, por edhe i automjeteve ishte një problematike çdo ditë e më e ndjeshme, teksa kostot shtoheshin për dhjetëra fermerë të zonës të cilët kishin tokat e tyre e duhej të tregëtonin produkte.
Gropat me ujë, pluhuri ishin një “sfidë” e përditshme për të gjithë grupmoshat, që prej fëmijëve që duhej të nxitonin për në shkollë e deri tek më të moshuarit për të cilët dalja nga shtëpia duhej rimenduar, pa harruar këtu të gjithë problemet me shëndetin që një situatë e tillë mbart me vete.
Siç banorët vetë rrëfenin më herët: “Të jesh kaq afër qytetit dhe të përdorësh çizme për të shkuar në qytet”.
Në këto rrethana, Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes financimit të Qeverisë Shqiptare si në shumë projekte të ngjashme në blloqe banimi, vjen në shërbim të komunitetit dhe përmirësimit të cilësisë së jetetës.
Përpos tyre ndërtimi i kësaj rruge sjell një impakt direkt në lehtësimin e qarkullimit dhe uljen e kostove.
Specialistët e fushës shprehen se: Duke risjellë në vëmendje gjendjen e mëparshme, në të cilën traseja përbëhej vetëm nga dhe i ngjeshur dhe degradim që paraqitej në gjurmë të rastësishme asfalti, rikontruksioni i këtij aksi, ka filluar prej sistemit të infrastrukturës nëntokësore, (kanalizime, ujëra sipërfaqësore etj,) e më pas në ndërtim/asfaltim brenda të gjithë kushteve teknike të përcaktuara dhe bashkëkohore.
Tashmë kjo nyje kyçe për zonën është një pjesë e integruar në qytet, lidhje me rajonin dhe mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë.