Në progres rikualifikimi urban i Qendrës Historike në Vlorë, Zona A
Deri më tani janë realizuar 42% e punimeve
Qendra e qytetit është një nga zonat në të cilën gjenden gjurmë të qytetit të vjetër. FSHZH në kuadër të mbrojtjes së monumenteve dhe trashëgimisë kulturore, në këtë zonë është duke zbatuar projektin për “Rikualifikimin urban pranë qendrës historike së qytetit Vlorë, Zona A”.
Nëpërmjet këtij investimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare synon të ruhen vlerat arkitektonike dhe historike të zonës, e cila cilësohet me rëndësi të lartë pasi janë ndërtime të fundshekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të.
Në bashkëpunim me banorët, institucionet lokale dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Institutit të Trashëgimisë Kulturore rikonstruksioni i tyre përfshin restaurimin e suvasë dhe elementëve metalikë, trajtim me lëndë antilagështirë, sistemim ballkonesh, lyerje objektesh deri në disiplinim e kabllove dhe tubacionesh hidraulike.
Duke qenë se zona paraqet potencial të lartë turistik dhe vizitohet gjithnjë edhe më tepër nga turistët vendas dhe të huaj, rivitalizimi i saj lehtëson aksesin dhe i afron edhe më tepër turistët me sitet arkeologjike përreth si Sheshi i Flamurit, Xhamia e Tabakëve, Muzeu i Pavarsisë, Shtëpia e Eqerem bej Vlorës etj.
Në këtë drejtim gjenerimi i të ardhurave dhe rritja e vlerës së pronës do të jenë disa nga efektet e para më të ndjeshme dhe pozitive për banorët.