Drejt përfundimit asfaltimi i rrugës Labinot-Fushë/Qaf Renas Elbasan
Fondi Shqiptar i Zhvillimit me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare është drejt përfundimit të projektit për asfaltimin e rrugës Labinot-Fushë/Qaf Renas, i cili ndërlidh fshatrat mes tyre, lehtëson lëvizjen dhe rrit sigurinë në zonat rurale përmes standardeve më të mira në ndërtim. Ky aks krijon akses dhe me rrugën interurbane Elbasan-Librazhd për nxjerrjen e produkteve në tregun vendas dhe më gjerë në rajon.
Projekti është në vazhdim të një serie investimesh nga FSHZH në Elbasan dhe do të vijojë me ndërhyrjet për:
- Rrugën e Re të Varrezave Elbasan
- Ndërtimin e Mbikalimit Hekurudhor në Kryqëzimin e rrugës Nacionale Elbasan – Librazhd në rrugën “Borodin Mitarja”
Z. Gledjan Llatja
Me rehabilitimin e këtij aksi përmirësohet jo vetëm infrastruktura e zonës për banorët e saj, por edhe do të ndikojë në cilësinë e jetës dhe rritjen e standardit të jetesës.
Ndërhyrja ndikon në rivitalizimin e të gjithë Njësisë Administrative, pasi investimi hap shtigje të reja për zhvillimin e mëtejshëm në agroturizëm dhe sporteve në natyrë.