Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik!
“Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, para pandemisë”.
Ky indikator pozitiv mbart në vete përgjegjësinë për të rritur ofertën turistike dhe zhvilluar rajonet në më të mirën e tyre, por duke ruajtur secili karakteristikat unike të cilat zgjojnë interesin kryesor dhe e kthejnë Shqipërinë në destinacionin më të dëshiruar. Në këtë drejtim FSHZH ka parashikuar ndërhyrjet si më poshtë:
-Rikonstruksioni i rrugës Shëngjin – Velipojë (zbatim)
-Rikonstruksion i rrugës Zgosht-Ura e Cerenecit
-Përmirësimin e aksesit, shërbimeve, dhe atraksionit turistik në zonën e Alpeve (Rikualifikim Urban i Sheshit të Kronit të Bogës)
-Rikonstruksioni i rrugës Shirokë-Zogaj-Kufi
-Zvërnec – Nartë dhe Ujërat Termale të Bënjës
-Restaurim i peizashit historik të lagjes Goricë dhe Mangalem
-Rikonstruksioni i rrugës Perlat-Kurbnesh-Fushë Lurë-Arraz
-Ndërtimi i muzeut të liqenit dhe qendrës së vizitorëve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës
-Ndërhyrje e integruar për përmirësimin urban dhe turizmit në Borsh, Lukovë, Piqeras