Përmeti mirëpret më shumë turistë në 2021!
Zyra e Turizmit në bashkinë e Përmetit bën të ditur se numri i turistëve vendas e të huaj që kanë vizituar Përmetin nga janari deri në fund të tetorit është rreth 37 mijë, nga të cilët 15 mijë të huaj dhe 22 mijë vendas.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund në mbështetje të turizmit, diversifikimit ofertës dhe nxjerrjes në pah të potencialit që ky qytet ka, po zhvillon punimet për projektin ‘Rigjenerimin e Integruar Urban’.
Ndërhyrja konsiston në:
- Rigjenerimin Urban të Qendrës Historike,
- Rehabilitimin e shpateve të kanalit të Përroit të Bardhë,
- Rehabilitimin e hapësirave publike,
- Zgjatimin e bulevardit dhe të rrugëve qendrore në qytet,
- Sinjalistikën turistike dhe Interpretimin turistik.
Me këtë vëmendje në rritje nga ana e turistëve, përpos përfituesve direkt (rreth 50.000) banorë, ky investim synon të nxjerrë në ‘dritë të re, Përmetin e vjetër’ duke harmonizuar sferën tradicionale më atë moderne. Mos harrojmë se monumentet e natyrës të cilat e rrethojnë këtë vend (prej luginës së Vjosës, ujërave kuruese të Bënjës dhe Kanionet e Langaricës) plotësojnë akoma më shumë paketën turistike, duke e kthyer në një destinacionin për tu vizituar e qëndruar.
* Edit Durham për Përmetin: “…Me Gjelbërimin Pranveror dhe Njerëzit e Mrekullueshëm, m’u Duk Një nga Vendet më të Bukura të Botës”!