Projekti i radhës në Fier
Ndërtimi i Urës Automobilistike të Darzezës
FSHZH po vijon punimet për realizimin e projektit për urat e reja që do të ndërtohen, i cili përfshin dhe punime për një prej urave në të njëjtin vend ku ndodhet ura ekzistues Bailey.
Gjatë studimit në terren është evidentuar se ura ekzistuese kishte humbur qëndrueshmërinë, duke e bërë të pakalueshme dhe nuk garantonte siguri, vend në të cilin është vendosur përkohësisht ura Bailey deri në ndërtimin e urës së re. Duke qenë se ura ekzistuese është ndërtuar përpara viteve 1990 dhe gjendja e saj paraqitej e degraduar dhe aspak e mirë për lëvizjen pasi nuk ka patur punime mirëmbajtje përgjatë viteve, ndërhyrja është e nevojshme për të mos ndërprerë komunikimin dhe lëvizjen në zonë.
Si pjesë e Programit për Infrastukturën Vendore dhe Rajonale, Fondi Shqiptar i Zhvillimit mbështetur nga Qeveria e Shqipërisë është duke zbatuar projektin për ndërtimin dhe rikonsruksionin mbi urën e vjetër, e cila do të lidhë fshatin Darzezë me qytetin e Fierit dhe do të lehtësojë kalimin e njerëzve por edhe të automjeteve. Ndërtimi i një ure të re me stabilitet gjatë jetëgjatësisë së saj, estetikisht korrekte dhe në përputhje me kërkesat e kohës do të kryhet jo vetëm për të garantuar sigurinë dhe lëvizjen e mjeteve të transportit, por edhe në përputhje me projektin e qendrës së qytetit Fier të rikonceptuar sipas kërkesave të kohës.