Rikonstruksioni i rrugës Sabri Kosturi në Qytetin e Lushnjës
Në kuadrin e zhvillimit ekonomik dhe urban të qytetit, ndërtimi i segmentit rrugor nga superstrada Lushnje-Fier deri në rrugën “Vath Korreshi” e quajtur ndryshe rruga “SABRI KOSTURI” është bërë i domosdoshëm për përmirësimin e infastukturës dhe rrjetit të brendshëm rrugor në qytet.
Nga konstatimi në terren si dhe kërkesat e vazhdueshme nga ana e qytetarëve, gjendja faktike e objektit paraqitet e amortizuar dhe ka mungesë të plotë të shtresave në trupin e rrugës, ku traseja përbëhet vetëm nga dhe i ngjeshur dhe në disa pjesë të caktuara asfalt i amortizuar. Gjerësia e gjurmës ekzistuese fillon nga 3.5m në zona të ngushtuara nga prezenca e shtyllave prej betoni dhe varjon deri në gjerësi 7m, e cila shtrihet ndërmjet mureve të avllive duke përfshirë edhe kanalet anësore.
Me rikonstruksionin e infrastukturës rrugore, kjo ndërhyrje do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së jetesës për bllokun urban, ku bëhet e mundur mbrojtja e ambientit dhe shëndetit për qytetarët.
Prej sistemit të infrastrukturës nëntokësore, (kanalizime, ujëra sipërfaqësore etj,) dhe shtresave rrugore, në këtë aks do të zhvillohen standardet më të fundit në ndërtim.
Në këtë kuadër të programit Infrastuktura Vendore dhe Rajonale me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, Fondi Shqiptar i Zhvillimit nëpërmjet këtij investimi synon të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe mallrave por edhe banorëve që lëvizin nga qendra e qytetit Lushnje në drejtim të superstradës.