Drejt përfundimit sistemimi i lagjeve nr. 4, 5 dhe 6 në Bashkinë Kukës
Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe ka popullsi prej rreth 59,393 banorë. Me mbështetjen dhe bashkëpunimin e banorëve, sistemimi i këtyre lagjeve rijetëzon zonën, duke i bërë hapësirat publike funksionale dhe krijon një standard bashkëkohor për të gjithë banorët.
Duke qenë se kjo zonë ka hasur problematika për një kohë të gjatë dhe mungesë totale të infrastukturës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me rehabilitimin e lagjeve 4, 5 dhe 6 synon të krijojë lehtësi, siguri dhe akses për lëvizjen e komunitetit. Si rezultat edhe i kërkesave të kohës ndërhyrja do të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës, duke i dhënë zgjidhje optimale problematikave të shfaqura në infrastukturë dhe jo vetëm. Nëpërmjet disiplinimit të hapësirave në zone, i japet një dimension i ri për rivitalizim dhe zhvillim të mëtejshëm.
Safet Gjici