Drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugës Rrëshen – Fshati Sheshaj
Qyteti i Rrëshenit është kreyeqendra e Bashkisë Mirditë dhe ka popullsi rreth 14209 banorë. Si një nga njësitë administrative më të rëndësishme në veri të vendit, rikonstruksion i aksit Rrëshen-Sheshaj bën pjesë në investimet prioritare me impakt të lartë për zhvillimin ekonomik dhe promovimin e turizmit, pasi zona ka potencial për zhvillimin e mëtejshëm të buqësisë dhe blegtorisë por edhe ka pasuri minerale nëntokësore siç janë bakër, krom etj.
Pas viteve 90, janë evidentuar lëvizje të mëdha demografike, në kuadër të së cilës rreth 71% e bizneseve (rrjedhimisht dhe e popullsisë) janë të vendosura në Rrëshen (Census 2011). Në këtë drejtim realizimi i këtij projekti shkurton kohën e lëvizjes dhe kostot, por krijon gjithashtu edhe klimë motivuese për intensifikimin e aktiviteteve të lidhura me turizmin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Ndërhyrja në këtë aks ishte e domosdoshme për të rritur aksesin në tregje dhe rritjen e punësimit në zonë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare është drejt përfundimit të këtij segmenti i cili synon të lehtësojë lëvizjen dhe të rrisë sigurinë për banorët dhe jo vetëm. Si një zonë me veprimtari prodhuese të konsiderueshme dhe treg të sigurt në bujqësi dhe blegtori, rruga e cila kryesisht është ndërtuar në gjurmën ekzistuese ndërlidh zonën me tregun në rajon por edhe më gjërë.
Bazuar në studimin dhe vlerësimin në terren por edhe nevojat në përputhje me kerkesat e banorëve dhe Bashkisë Mirditë, ky projekt rivitalizon zonën dhe nxit zhvillimin e agrobiznesit dhe agroturizmit.