Rehabilitimi i Rrugës Devoll i Sipërm Lot I, Miras-Arrëz
Aktualisht është kryer 60% e punimeve
Janë duke vazhduar punimet për rehabilitimin e rrugës Miras-Arrëz në Devollin e Sipërm. pasi duke marrë parasysh kërkesën e banorëve në zonën e Devollit, ka rezultuar i nevojshëm dhe me rëndësi ndërtimi i këtij aksi rrugor për rritjen e mëtejshme ekonomike dhe financiare. Zona ka popullsi rurale të lartë dhe terren malor, ku burimi kryesor i të ardhurave është bujqësia dhe blegtoria, dhe ndërtimi i këtij segmenti lehtëson dhe shkurton distancën për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve.
Kjo ndërhyrje do të rrisë ndjeshëm zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në Miras dhe Arrëz si dhe ndërlidhjen e tyre me fshatrat përreth zonës. Kjo do të bëjë të mundur aksesin në tregun rajonal të Korçës si dhe krijohet mundësi për të tregëtuar produktet vendase, ku kulturat kryesore për të mbjellat nga fermerët janë pemët frutore si molla, qepa, gruri, patatja dhe fasulja. Gjithashtu zhvillimi i veprimtarive artizanale nxjerr në pah kulturën dhe traditën, si një vlerë e shtuar për punësimin dhe integrimin e vajzave dhe grave.
Si një zonë që përgjatë viteve burim të rëndësishëm të ardhurash ka patur edhe remitancat nga emigracioni, ndërtimi i këtij segmenti krijon hapësirë për të tërhequr investimet e reja dhe hapur aktivitet për përfitime ekonomike dhe rritur nivelin e jetesës. Zona është e pasur me burime pyjore, ujore dhe minerare, të cilat ofrojnë mundësi për shfrytëzim të qëndrueshëm por edhe me një peizazh mbresëlënës shumë pranë malit të Moravës dhe Liqenit të Prespës së vogël, të cilat janë atraksione shumë të rëndësishem për zonën dhe me hapësirë për zhvillimin e turizmit malor.