Deri më tani janë realizuar rreth 22 % e punimeve

Godina e re po ndërtohet midis rrugëve Rruga “Italia” në veri, Rruga “Vikthi” në jug dhe perëndim, dhe është konceptuar në formë katrore me dimensione të jashtme 45m me drejtimin lindje –perendim dhe 34.1 m në drejtimin veri-jug.

Punimet për ndërtesën e re po vijojnë dhe kjo e fundit është parashikuar të organizohet në 3 kate dhe me një kat nëntokë. Kati Nëntokë ka një siperfaqe rreth 1151.16 m² dhe në të do të përfshihen funksionet si magazinim me sipërfaqe 34.71 m² dhe parkim për administratën dhe publike rreth 1116.45 m².

100%
Ndërkohë kati i parë do të ketë një sipërfaqe rreth 929.24 m² dhe kati i dytë rreth 919.13 m² të cilat do të vihen në dispozicion të Administratës dhe Këshillit të Bashkisë, me zyra dhe ambientet përkatëse. Ndërthurja e objektit krijon në qendër një atrium, pra një hapesirë të lirë të përbashkët qendrore me dimensione 27.5 m me 21.1 m dhe sipërfaqe 577.5 m² që do të përdoret si hapësirë për administratën dhe banorët në raste organizimi evenimentesh.

Kjo bashki e cila mbulon në shërbime rreth 54000 banorë do të pajiset me infrastrukturë moderne, duke i dhënë kështu një zgjidhje përfundimtare, problematikave të vazhdueshme për qytetarët prej kostove të amortizimit dhe atyre të zhvendosjeve në ambiente të tjera që krijonte dhe vonesa në dhënien e shërbimeve.