Elbasani ka rreth 80 mijë banorë, dhe aktualisht rreth 60% e popullsisë banojnë në Bashkinë Elbasan, ndërsa pjesa tjetër është e vendosur në njësitë e tjera administrative. Në këtë drejtim duke konsideruar numrin e lartë të banorëve dhe qarkullimit vijojnë punimet për rikualifikimin e lulishtes qendrore, ku deri më tani janë zhvilluar rreth 50% e punimeve.

Kjo ndërhyrje synon të rrisë cilësinë e ambienteve të hapura publike dhe të ofrojë një hapësirë dinamike për ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme. Rehabilitimi i lulishtes ka si subjekt të saj edhe disa elemente konstruktive:

  1. Rikonstruksioni i sheshit, tek i cili do të ketë grumbullime njerëzish
  2. Realizimi i dhomës teknike, në nëntokën e sheshit
  3. Realizimi i disa shkallëve
  4. Realizimi i mureve mbajtëse që do të përdoren për kapjen e kuotave të ndryshme të sheshit
  5. Realizimi i disa baseneve ujore
100%
Gjithashtu janë parashikuar të vendosen elementë të mobilimit urban dhe sinjalistika përkatëse. Sinjalistika e sheshit konsiston në tabela informative të vendosura në 5 pikat kryesore të hyrjes në shesh. Gurë vendas, në formën e tyre natyrale, do të përdoren si bllokues trafiku. Vendet e uljes janë menduar si elemente fikse, të thjeshta dhe të forta për ti rezistuar kohës (kushteve të ndryshme klimaterike). Në hyrje të lulishtes do të vendosen elemente metalike për parkimin e bicikletave.

Ndërkohë sheshi do të shërbejë si një zgjatim funksional, duke ofruar hapësirë të re urbane për evente artistiko-kulturore dhe ushtrimin e riteve fetare, si dhe në një hapësirë të gjelbërt rekreative e domosdoshme dhe e përshtatshme për të gjitha grupmoshat.

Projekti me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, do të sjellë një ripërcaktim dhe rikonceptim të raportit të hapësirës publike të propozuar me zonën urbane që e rrethon, me elementët e rëndësishëm historike, kulturorë dhe fetare.