Deri më tani janë realizuar rreth 35% e punimeve

Vijon zbatimi i projektit i cili synon ti japë një zgjidhje përfundimtare “hallit të vazhdueshëm të operatorëve turistikë” përmes krijimit të parkimit nëntokësor me një kapacitet rreth 300 vende, si dhe gjithashtu rehabilitimit të hapësirës publike duke e kthyer në pedonale për banorët dhe vizitorët.

Në bashkëpunim me AADF e cila ka mbështetur përgatitjen e një projekti të detajuar për rivitalizimin e sheshit dhe parkimin nëntokësor në Sheshin Çerçiz Topulli, në Pazarin e Vjetër të Gjirokastrës, punimet e zbatimit do të kryhen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ku synohet menaxhimi i rritjes së flukseve turistike, njëkohësisht duke sjellë koherencë në hapësirat urbane pa ndryshuar trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës.

“Për zonën historike ka qenë një problematikë e vazhdueshme. Nëse do të vizitojë Qafën e Pazarit të gjithë mjetet (autobuzë, vetura) mblidheshin në shesh duke e kthyer këtë të fundit në një parkim. Me këtë projekt plotësohet kërkesa e vazhdueshme nga të gjithë vizitorët në afërsi të zonave më të vizituara, ku parkuesit mund të arrijnë në destinacionin e dëshiruar sa më shpejt të jetë e mundur. Parkimi do të jetë me 3 kate nëntokë, kapacitet 300 vende. Gjithashtu do të ketë ndërhyrje dhe në pjesën e sheshit dhe do të vazhdojë pedonale deri te zona Bashkisë dhe Pedonale dhe duke filluar nga konsullata e duke vazhduar te Kalaja – z. Flamur Golemi Kryetar i Bashkisë Gjirokastër

*Janë 106 biznese të reja të regjistruara në Gjirokastër brenda kësaj periudhe si dhe pas projektit të Rilindjes Urbane

Gjithashtu në interes: “Shqipëria në vëzhgimet ndërkombëtare”

Link:https://www.theguardian.com/travel/2021/aug/09/journey-to-albania-search-europes-muslim-heritage