Deri më tani janë realizuar rreth 60% e punimeve

Vijon transformimi në brendësi të lagjeve të ashtuquajtura Çole dhe Kume në Vlorë, ku pas përfundimit të infrastrukturës së re nëntokësore e punimeve elektrike, po punohet për infrastrukturën rrugore për të cilën së shpejti do të fillojë asfaltimi i rrugëve brenda bllokut. Paralelisht punohet dhe për gjelbërimin e zonës si dhe fasadat e pallateve.

Është një komunitet që ka 30 vjet që vuan për rrugë”, – shprehet një nga banorët e zonës. – “Faleminderit për investimin”

Më herët gjendur në një situatë ku më shumë se 40 vite nuk ishte kryer asnjë investim, ky bllok paraqiste problematika të shumta për të gjithë komunitetin për shkak të gjendjes tejet të amortizuar dhe një “kaos urban” për të gjithë grupmoshat apo drejtues automjetesh.

 

Afrim Qendro

Nënkryetar/ Bashkia Vlorë
“Po kthehet në një lagje elitare. Investimi është shumë i mirëpritur nga komuniteti, pasi e shohin vetë rezultatin. Së shpejti do të fillojmë shtrimin me asfalt. Kaq pranë detit me këtë investim rritet si vlera e pronës dhe hapësira publike. Në këtë fazë po mendojnë për të investuar në banesa e për ti dhënë me qera për sezonin turistik”
Përmes kësaj ndërhyrje FSHZH po krijon akses lidhës të bllokut me rrugët kryesore të qytetit, si dhe përmirësohen në mënyrë drastike kushtet e jetesës për banorët, përfitues direkt.