Vijojnë punimet për përmirësimin e shtresave rrugore në lagjet Nr.5 dhe Nr. 13 të qytetit Korçë, si dhe fshatrave Drenovë e Boboshticë
Këto zona vizitohen nga një numër i konsiderueshëm banorësh e vizitorësh, pasi ofrojnë mundësi të shumta për agroturizmin për shkak të cilësive që mbartin. Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të përmirësuar aksesin si për drejtuesit e automjeteve, këmbësorët (pasi gjendja e mëparshme paraqiste kalldrëm të dëmtuar e cila kufizonte lëvizjen) po zhvillon punimet për përmirësimin e shtresave rrugore.
Lidhur me faktin se këto zona janë kthyer në destinacione turistike përgjatë gjithë vitit, infrastruktura e dobët nuk i përgjigjej më kërkesave të banorëve dhe turistëve. Ky projekt vijon në koordinim me Njësinë Vendore Korçë për të bashkërenduar punimet prej atyre nëntokësore nga Bashkia e deri në realizimin e shtresave asfaltike nga FSHZH, për të lehtësuar kështu lëvizjen brenda për brenda këtyre fshatrave e qytetit.
FSHZH më financim të Qeverisë Shqiptare synon që të krijojë një ambient sa më funksional, estetik dhe me kushte bashkëkohore përkundrejt “radhëve të gjata” të vizitorëve që për shkak të klimës e kulinarisë tradicionale vazhdojnë ti zgjedhin këto zona si mundësi për të kaluar disa ditë çlodhëse.