Deri më tani janë realizuar rreth 90% e punimeve

Qyteti trashëgon sot e kësaj dite urbanistikën e periudhës ilire, të rrallë në planimetrinë e mureve rrethuese, kullat mbrojtëse si dhe të gjithë hyrjet dhe pjesë të rrugës kryesore.

Rëndësia e këtij investimi nga FSHZH në qytet qëndron në faktin se duke realizuar rehabilitimin e këtij segmenti do të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme qarkullimi i automjeteve dhe përdoruesve të rrugës, duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e banorëve të zonës.

Ndërhyrja ishte një domosdoshmëri nisur nga gjendja e krijuar më herët, ku rruga kryesore ‘Naim Frashëri” dhe degëzimet e saj (rruga Qendër Lalm, rruga Ndreaj dhe rruga

Gjelberimi), ishin të dëmtuara e gjatë stinës së dimrit gati të pakalueshme për këmbësorët, duke kufizuar lëvizjen përgjatë blloqeve të banimit e sjellë kushte të vështira për qytetarët.

Përpos rehabilitimit të rrugës, projekti synon sistemimin e zonave të banimit, lidhjen e kësaj zone të re banimi me rrjetin ekzistues të qytetit, gjelbërim, sinjalistikë, ndriçim dhe realizimin e të gjithë punimeve të mobilimit urban sipas standardeve duke përmirësuar në mënyrë direkte kushtet e jetesës.

100%
Gjithashtu në objektivat specifikë mund të përmendim:

  • Ndërtimi i rrugës me shtresat e paracaktuara në projekt
  • Realizimi i sistemit të ndriçimit rrugor
  • Ndëtimi i rrjetit të ujësjellësit
  •  Drenazhimi i ujërave të shiut
  • Realizimi i sinjalistikës sipas standarteve
  •  Gjelbërim

Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financim të Qeverisë Shqiptare vijon progresin në të gjithë vendin në rehabilitimin e infrastrukturës publike për ti ofruar komunitetit kushte të denja, e hapësira rekreative duke ndikuar në rritjen e aktiviteteve ekonomike/sociale lokale.