Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit shërbimeve dhe Rikualifikimit Urban në zonën e Palasë – Livadh
Me financim të Qeverisë Shqiptare fillojnë punimet për rehabilitimin e zonës së bregdetit Dhrale.
Projekti në zonën bregdetare parashikon:
- Ndërtimin e rrugës, një parkim publik, molin, si dhe plazhin publik në Dhrale;
- Ndërtimin e rrugës, shëtitoren, një parkim publik dhe molin në Livadh.
- Moli në Drimadhe
Ndërtimi i kësaj rruge bën të mundur përqasjen e banorëve dhe turistëve me zonën turistike bregdetare të Detit Jon. Gjithashtu është parashikuar dhe hapësira prej 7430m2 parkim publik për:
- 144 poste parkimi për autovetura
- 5 poste parkimi për personat me aftësi të kufizuar
- 10 poste parkimi për autobuza
- 32 poste parkimi për bicikleta
- 10 poste parkimi për kamper
Ndërkohë moli do të ketë një gjatësi prej 46m, si dhe një rrugë lidhëse me shëtitore me gjatësi 50.6m. Nënvizojmë se në këtë objekt është përfshirë dhe një plazh publik në të cilin janë parashikuar postet e çadrave, dushet, tualetet dhe kulla e vrojtimit. Investimi do të pajiset me sinjalistikën e plotë horizontale dhe vertikale, kanalizimet e ujrave si dhe ndricimin përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës.
Livadh
Në këtë zonë rruga, shëtitorja dhe parkimi që do te ndërtohen nuk kanë një gjurmë ekzistuese dhe janë objekte të rinj që do të ndërtohen në terrene natyrale. Shëtitorja e parashikuar do të jetë në përdorim vetëm nga këmbësorët. Në pjesën e takimit të rrugëve me shëtitoren do të krijohen disa sheshe të vegjël përgjatë shëtitores. Një rol të rëndësishëm përgjatë saj luan dhe gjelbërimi, ku janë përzgjedhur tre familje të ndryshme bimësh të cilat do të krijojnë fashën e gjelbër të shëtitores.
Moli në Livadh është parashikuar të ketë një sipërfaqe prej 400 m2 dhe parkimi me një sipërfaqe prej 4487m2, projektuar për;
- 126 poste parkimi për autovetura
- 6 poste parkimi për autobuza
Gjithashtu dhe në këtë zonë, investimi do të pajiset me sinjalistikën e plotë horizontale dhe vertikale, kanalizimet e ujrave si dhe ndricimin përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës.
Paralelisht me këto ndërhyrje është parashikuar gjithashtu dhe Moli në zonën e Drimadhes, ngjashëm me atë në Dhrale dhe Livadh, i përshtatshëm për ankorimin e varkave ose anijeve të vogla.