Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Berat në kuadër të Projektit “PZHIUT”, me financim nga Banka Boterore, kanë përfunduar përgatitjen e dy projekteve të Paketës së Dytë të investimit për qytetin e Beratit:

 

  • P09 Rigjenerimi i Zonës përreth Muzeut Etnografik dhe rrugës Mihal Komneno
  • P05 Restaurimi i Peizazhit Historik Urban i Lagjes Mangalem

Për të prezantuar këto Projekte dhe konsultuar mbi Vlersimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social (VNMS/ESIA) të tyre ju ftojmë të merrni pjesë në:

             Takimin e dedikuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe komunitetit të banoreve në zonën e projekteve  ditën e Mërkurë, më datë 30 Qershor, 2021 ora 10:30,  në Bashkinë Berat.

 

Takimi do të përqendrohet në prezantimin e projekteve nga  konsulenca/projektuesi dhe Konsultimi mbi  Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social-VNM nga specialistë të FSHZH-së.

Lutemi gjeni më poshtë dokumentet e VNM-se (ESIA) për Projektet që do të diskutohen gjatë takimit:

 

P.05_VNM Mangalem-Berat

P.09_VNM Etnografiku-Berat

P09_ESIA Etnografiku

P.05_ESIA Mangalem