NJOFTIM PËR PUNËSIM
Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkitë Berat, Fier, Shkodër, Tepelenë dhe Dimal , fillojnë zbatimin e projektit “Punë për Komunitetin” në zonat me rrezikshmëri të lartë nga përmbytjet, me qëllim përmirësimin e gjendjes fizike dhe funksionin e kanaleve kulluese, si dhe të gjendjes ekonomike dhe sociale në komunitet, duke patur parasysh nivelin e papunësisë së shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Ky projekt do të zgjasë 4 muaj dhe mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) nëpërmjet GIZ në Shqipëri.
Për gjatë 4 muajve projekti do të punësojë një numër përfituesish në komunitet, të cilët do të punojnë kryesisht për pastrimin dhe sistemimin e kanaleve kulluese në zonat e ndikuara nga përmbytjet.
Nëse jeni të interesuar të ndihmoni komunitetin dhe vendbanimet tuaja, kundrejt një page mujore, ju lutemi të paraqiteni pranë zyrave të Bashkive të sipër cituara, për informacion të detajuar.
Projekti inkurajon aplikimet nga grupet në nevojë dhe të grave nga këto komunitete.