Projekti i ri ndërlidhës Roskovec – Poshnje
Konektiviteti rajonal dhe përmirësimi i aksesit janë disa nga objektivat kryesore të ndërhyrjeve që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërmerr në të gjithë vendin. Rikonstruksioni i këtij aksi rrit cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit rrugor për mjetet dhe këmbësorët dhe nxjerr në pah potencialet e shumta turistike të rajonit të Beratit dhe Fierit, duke zgjeruar ofertën turistike për këto qarqe dhe duke mundësuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.
Me një gjatësi investimi rreth 12 580 km, rruga fillon në Roskovec pranë rezervuarit dhe mbaron në kryqëzimin e kësaj rruge me rrugën Berat-Lushnje në Rrethrrotullimin e Poshnjes. Gjithë ky segment përshkon Roskovec, Strume, Kutalli, Rerez deri në Rrethrrotullimin e Poshnjes.
Me këtë ndërhyrje i jepet një zgjidhje përfundimtare infrastrukturës së kësaj zone, nisur dhe nga fakti se prej vitesh amortizimi i kësaj rruge kishte sjellë vazhdimisht problematika si në cilësinë e jetesës, por duke e “zhvendosur” gjithashtu dhe nga harta e rritjes së ekonomisë lokale me uljen e vazhdueshme nga qarkullimi i kufizuar, detyruar deri tek banorët e zonës. Transporti i produkteve bujqësore e blegtorale ishte kthyer në një sfidë ditore si i vetmi akvititet për të siguruar të ardhura për familjen.
Me investim të Bankës Botërore në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare kjo rrugë do të pajiset më standarde më bashkëkohore, si dhe do të ndihmojë këtë artierie kyçe mes dy rajoneve të rëndësishme të sigurojë një rritje të investimeve dhe pse jo një rikthim drejt fushave të bujqësisë, blegtorisë dhe agroturizmit.
Kjo ndërhyrje jo vetëm është shumë e rëndësishme për produktet dhe tregun vendas, por gjithashtu dhe për lidhjen e Qarkut të Beratit me Jugun e Shqipërisë.