Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Berat në kuadër të “Porgramit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, me financim nga  Banka Boterore, kanë përfunduar përgatitjen e tre projekteve te Paketes se Dyte te investimit për qytetin e Beratit:

 

  • P11 – Përmirësim pamor i siluetës urbane përgjatë rrugës “Antipatrea” në qendër të qytetit;

 

  • P12 –  Rehabilitim urban i sheshit “Iliaz Vrioni”;

 

  • P15 – Sinjalistika turistike dhe tabela Informuese

 

Për të prezantuar këto Projekte dhe konsultuar mbi Vlersimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social (VNMS) të tyre ju ftojmë të merrni pjesë në:

 

           Takimin  dedikuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe komunitetit të banoreve në zonën e projekteve   ditën e Mërkurë, më datë 26 Maj, 2021 ora 11:00,  në Bashkinë Berat.

 

Takimi do të përqendrohet në prezantimin e kësaj pakete investimi nga  konsulenca/projektuesi dhe Konsultimi mbi  Vlersimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social- VNM nga specialistë të FSHZH-së.

Lutemi gjeni më poshte dokumentet e VNM-se (ESIA) për Projektet që do të diskutohen gjatë takimit.

P.11.VNM Berat_

P.12. BERAT VNM_