Drejt përfundimit punimet për objektin “Rehabilitimi dhe rikualifikimi i sheshit “Ahmet Zogu” dhe Parkut “Geraldinë” në qytetin e Burrelit
Rehabilitimi i sheshit “Ahmet Zogu” dhe i parkut “Geraldine” janë dy objekte mjaft të rëndësishme, pasi ato bëjnë pjesë në zonën historike të qytetit të Burrelit. Ky shesh është një pikë takimi për qytetarët e Burrelit të cilët më tej mund të vijojnë itinerarin e tyre shplodhës ose argëtues drejt parkut “Geraldine”. Parku dhe sheshi janë tepër domethënës për qytetin, jo vetem për elementet historik që paraqiten në to, por edhe për pozicionin e tyre, pasi janë në komunikim të fortë me ndërtesat dhe rrugët me të cilat kryqezohen. Sheshi “Ahmet Zogu” përbën në të vërtetë
qendrën e qytetit të Burrelit dhe në të ndodhen ambientet më të rëndësishme administrative, ndërsa brenda perimetrit të parkut “Geraldine” ndodhet dhe pallati i kulturës dhe xhamia, ndërtesë shumë e rëndësishme për jetën kulturore të qytetit.